Krejt çka tha Artan Hajrizi për Fatonin, vëllain e tij që dyshohet se ia vodhi pasaportën dhe vrau policin serb

Aktuale

Krejt çka tha Artan Hajrizi për Fatonin, vëllain e tij që dyshohet se ia vodhi pasaportën dhe vrau policin serb

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 23:53
Artan dhe Faton Hajrizi

Artan Hajrizi i cili fillimisht u dyshua për vrasjen e një polici serb e plagosjen e një tjetri, duke iu publikuar pasaporta nga Ministria e Brendshme e Serbisë, siç duket po del se në fakt as objektivisht s’ka mundur ta kryejë këtë krim, sepse ndodhet në Gjermani. Por, vëllai i tij Faton Hajrizi që para pak kohësh u arratis nga burgu i Smrekonicës tashmë është i dyshuari kryesor. Artani, gjatë mbrëmjes së të enjtes u paraqit pothuajse në të gjitha mediat vendore.

Artani u shfajësua duke thënë se dallon nga vëllai i tij e se dokumentet ia vodhi ai.

“Unë foli vetëm për vete, nuk foli për askënd. As nuk më intereson se ku gjendet Fatoni, ato gjëra nuk më interesojnë. Unë nuk jam në këto rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mija, Fatoni mi ka vjedhur. Para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë te unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”.

“I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ai më ka thënë se unë dal se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi.

Artani përsëriti pothuajse të njëjtat fjalë, duke pretenduar se Fatoni s’e ka dëgjuar asnjëherë as atë e as prindërit e tyre.

“Unë kam qenë në Gjermani, s’kam qenë atje. Fatoni m’i ka vjedhur dokumentet dhe më ka futur në telashe. Unë tek sot e kam vërejtur se nuk i kam dokumentet, sepse këtu s’i përdorim dokumentet rregullisht. Fatoni ka qenë te unë dy ditë më parë, të martën dhe ka qëndruar vetëm një orë dhe ka ecë. Fatoni ka ardh prej orës 7 deri në 8 e diçka të mëngjesit”.

“Unë s’kam pasur komunikim prej arratisjes së tij, më ka thirrë 3-4 herë, i kam thënë të më lë të qetë se nuk dua të merrem me këto gjëra”, tha ai.

“S’e ka ngu kërkan, as babë, as vëlla as nanë…unë jam plotësisht i pafajshëm, s’kam gjë të bëjë me këtë”, tha Hajrizi.

Një bisedë e mbrëmshme ndërmjet gazetarit Ermal Panduri dhe dikujt që u paraqit si Faton Hajrizi, ishte kryetemë e debateve të sotme dhe pyetjeve të gazetarëve drejt Artanit.

Artani insistonte se telefonin ia mori shoku i Fatonit dhe bisedën e ka bërë ai.

“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës… Fatoni u konë para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jashtë shtetit, nuk u konë në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardhë te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te unë, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe i ka msha ziles, e kom pa ata s’ia kom çelë derën, edhe tha veç du me fol diçka me to. Ja kom çelë derën, ka nejtë 1 or këtu, edhe i kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht, nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu, asniherë nuk kam pas probleme. Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kon tu nejtë në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni gjatë kësaj kohe”, tha ai.

“Ai ka qenë numri jem. Ka thanë po thirrim prej numrit tënd, po mu nuk më intereson kon e thirrë ai prej numrit tem. Ka ardhë veç shoku i tij më ka taku në qytet edhe ia kam dhënë telefonin”

Ndryshe, Faton Hajrizi ka mbyllur rrjetin social Tik-tok ku paraqitej pas arratisjes nga Smrekonica dhe për të ende nuk di askush asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat