Faton Hajrizi, pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës – po dyshohet edhe për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi. Ai ende nuk ka arritur të kapet nga policia.
Për këtë është deklaruar avokati, Skender Musa, i cili tregoi se çka ndodhë nëse Faton Hajrizi kapet nga Serbia.
Sipas tij nëse kapet në Serbi atëherë Kosova nuk mund të bëjë asgjë më shumë veçse të shoh a po i respektohen të drejtat, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.
Avokati thotë se nëse Hajrizi arrin të futet në Kosovë, atëherë ai nuk mund të ekstradohet në Serbi pa e kryer dënimin që i ka mbetur në Kosovë.
“Kosova nuk mundet me ia dorëzu Serbisë Faton Hajrizin pa e kry burgun që është në Kosovë. Ashtu është e rregulluar me ligj. Nëse arrestohet në Serbi, Kosova mundet me ia qu veç zyrtarin e zyrës ndërlidhese me shiku a po I respektohen të drejta dhe asgjë tjetër”, tha ai.