Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se ka shqetësime reale se qytetarët serbë të Kosovës, po blejnë prona të shqiptarëve dhe pastaj po ua falin kishave ortodokse serbe.
Rexhaj tha se kjo po bëhet me qëllim që pastaj të bllokohen punët me interes nacional siç është ndërtimi i rrugëve, për shkak të problemeve pastaj me shpronësim.
“Kur po vjen puna të shpronësime, po hasim shumë në prona të kishës ortodokse serbe. Kohëve të fundit ka tendenca të blerjes së pronave shqiptare nga serbët, fillimisht po i blejnë e po ia shesin apo falin kishës ortodokse, në tërë territorin e Kosovës.
Ky fenomen ka qenë vite të tëra, tash është shtu, po bëhet për t’i pengu punët çështjet e rëndësisë nacionale shumë të rëndësishme për qytetarët të Kosovës, organet e sigurisë po e bëjnë punën e tyre”, tha ai.