Guerot tregon mesazhin që i tha Kurtit në takimin për hapjen e urës së Ibrit

Aktuale

Guerot tregon mesazhin që i tha Kurtit në takimin për hapjen e urës së Ibrit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 23:04
Olivier Guerot

Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ky është qëndrimi që Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë e ka thënë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadorët e QUINT-it dhe me atë BE-së zhvilluan të hënën ku u diskutua kjo çështje.

Guerot ka thënë se kanë mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për koordinimin lidhur me këtë çështje.

“Mesazhi që i kam dhënë kryeministrin në emër të vendit tim, është që në këtë kryqëzim nuk na duhen konfrontime të reja, pika të reja ndezëse e aq më pak nuk na duhet dhunë e re. Për hir të Kosovës, për hir të rajonit për hir të kontinentit kur kemi luftën që po vazhdon në Ukrainë me krejt potencialin për destabilizim që kanë në vete kjo. Ki ishte mesazhi i Francës, dhe menoj që nuk isha i vetëm në këtë”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se për hapjen e urës duhet të ketë komunikim me qytetarët që sipas tij, nëse “duan më shumë” vetura në qytet, ku krahasuar edhe bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe rrugët kryesore në Pejë e Gjakovë në të cilat nuk lëvizet me vetura.

“A është e nevojshme kur ka ura tjera të hapura. Do të doja të shihja një ekspertizë teknike nëse kjo është e nevojshme”, ka thënë ambasadori francez.

Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën gjatë një konference për media.

Ai ka thënë se hapja e urës është në të mirë të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat