Deputeti i VV-së: Faton Hajrizi është kriminel – Kosova i ka lajmëruar shtetet fqinje për ikjen e tij

Aktuale

Deputeti i VV-së: Faton Hajrizi është kriminel – Kosova i ka lajmëruar shtetet fqinje për ikjen e tij

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 21:58
Arbër Rexhaj

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi është kriminel që ka ikur nga burgu.

Rexhaj u shpreh se rasti i Hajrizit është rast i izoluar dhe se nuk mund të përdoret për qëllime politike.

“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtarë të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai.

Rexhaj tha se institucionet e Kosovës i kanë lajmëruar disa shtete fqinje për ikjen e Faton Hajrizit dhe rrezikut potencial nga ai.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam, kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vijë nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat