Një vrasje ka ndodhur sot në Llozincë të Serbisë, ku mbeti i vrarë një polic – për këtë krim është përmendur emri i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu ku mbahej në Kosovë.
Për këtë vrasje është përmendur nga institucionet e Serbisë edhe emri i Artan Hajrizit, vëllai i Fatonit.
Ai është lidhur përmes telefonit duke e pranuar që i arratisuri Fatoni ka qenë në vendin ku banon.
Madje, tha se e ka kërcenuar Fatonin se nëse nuk largohet do ta thërras policinë.
“Unë e kam edhe deklaratën në polici që e kanë shkruar gjermanët që unë kam dashur me lajmëru policinë. I kam thënë që ty nuk të vinë policia e thjesht, por ata që janë më të specializuar. Unë i thash po del deri qitu, si nuk del unë ka me thirr policinë. Kuletën e kam pas aty”, ka thënë ai.