Vëllai i Faton Hajrizit: Fatoni ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë

Aktuale

Vëllai i Faton Hajrizit: Fatoni ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 21:23
Artan Hajrizi

Vëllai I Faton Hajrizit, Artani në një lidhje direkte ka treguar se Fatoni ka qenë tek ai në Gjermani dy ditë më parë, por ky i fundit nuk e ka pranuar në shtëpi.

Artani thotë se Faton Hajrizi nuk ka qëndruar tek ai as edhe një ditë, por vetëm 1 orë ka hyrë brenda pas insistimit të tij për të biseduar.

Po ashtu, Artani thotë se i ka thënë vëllait të tij se nuk ka vend në shtëpinë e tij, pasi dëshiron të qëndrojë larg problemeve.

“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kon para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jasht shtetit, nuk u kon në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardh te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te une, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe I ka msha ziles, e kom pa ata sja kom qel derën, edhe tha veq du me fol diqka me to. Ja kom qel deren,ka nejt 1 or këtu, edhe I kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu asniher nuk kam pas probleme.

Nuk e di unë për cfarë arsye u shku ai atje. Ai u kon tu nejt në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni gjatë kësaj kohe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat