Komentet mbi planin e sekuencimit, Kurti flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit

Aktuale

Komentet mbi planin e sekuencimit, Kurti flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 21:15
Albin Kurti

Qeveria e Republikës së Kosovës kishin thënë që do t’i dorëzojë komentet e saj me shkrim mbi dokumentin e planit të sekuencimit, brenda kohës së paraparë, pra 18 korrikut, sipas kërkesës së emisarit Lajçak.

Megjithatë të paktën deri në orën 10:00 të mëngjesit të kësaj date kjo nuk u bë, pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në konferencën që mbajti këtë të enjte tha se janë duke punuar ende.

“Ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar edhe në këtë kohë që ne po flasim, në mënyrë që t’i përgjigjen Brukselit në mënyrë adekuate e të merituar, e për këtë gjë sigurisht që do t’ju njoftojmë edhe juve gjatë ditës së sotme ose më së largu nesër paradite”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë çështje ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Blerim Canaj thotë se dërgimi i këtyre komenteve nga dy shtetet tregon se kanë interes në zhbllokim të dialogut.

“Është një tendence që të tregohet që të dy qeveritë kanë një përpjekje për zhbllokim të dialogut që i bie automatikisht se dialogu do të vazhdojë”, ka thënë Canaj.

Të njëjtat pritje i ka edhe politologu Fidan Ukaj.

“Une jam skeptik se do të ketë lëvizje përpara, se do të ketë një përafrim se si do të ketë një përfarim se si do të përafrohen këto dakordime duke ditë edhe kërkesën permanente të Serbisë për formimin e asociacionit”, ka thënë Ukaj.

Kurti një ditë më herët pati një takim edhe me ambasadorët e QUNIT-it me të cilët bisedoi edhe për hapjen e urës së Ibrit, për të cilin nuk dha shumë detaje por la të kuptohet se ajo mund të hapet.

“Askush nuk mund të thotë që është e mirë edhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të  zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes në të njëjtën kohë të kemi paqe e siguri për të gjithë”, ka thënë Ukaj.

Nga Bashkimi Europian nuk dhanë ndonjë qëndrim në pyetjet e medias lidhur me këtë temë, kurse as ata e as Qeveria e Kosovës deri në përfundim të orarit zyrtar, nuk treguan nëse janë dërguar komentet nga të dyja shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat