Familja Ibishi e teta që merr pronën e uzurpuar në veri të Kosovës

Aktuale

Familja Ibishi e teta që merr pronën e uzurpuar në veri të Kosovës

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 21:08
Familja Ibishi

Që nga vitet e 90-ta thotë se nuk iu lejua të hyjë në pronën e tij.

Në afërsi të qendrës së Mitrovicës Veriore pas këtyre viteve iu mundësua të marr në dorë çelësat e banesës së tij që ishte uzurpuar nga qytetarë të komunitetit serb.

Beqir Ibishi është personi i tetë me radhë që po rikthen pronën e tij pas një aksioni të nisur nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronave.

“është mirë që e morra dhe u realizu dëshira apo e drejta e jem qytetare pas sa e sa viteve”, ka thënë Ibishi.

Ibishi thotë që do të filloj investimin në banesën e tij dhe nuk ka plane ta shes.

“Sot i morra çelësat përsëri, do të mundohem me adaptu e me rregullu. Nuk e kam ndërmend me shitë, më vjen shumë keq prej atyre njerëzve që është dashtë me shitë sepse nuk kanë pas vend ku të strehohen”, ka shtuar Ibishi.

Drejtoresha e Agjencisë tha se pos këtyre rasteve planet janë që edhe prona të tjera t’i rikthehen pronarëve të vërtetë.

“Në veri prej fundit të majit kemi dërgu 27 vendime për lirim te pronave, ky është rasti i tetë që në formë vullnetare i lirojnë pronat. Kemi disa kërkesa që kanë bërë për një afat një javor-dy javor, nëse vjen puna deri në fund, ne kemi me u detyru me zbatu mandatin”, ka thënë Afërdita Bekaj-Arifaj.

Gjatë momentit të hyrjes në banesën e tij, pronari dhe zyrtarë të AKKVP-së janë përcjell nga forcat e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat