I arratisuri nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, ka trazuar rrjetin në 10 ditët e fundit.
Pasi u arratis nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, më datën 6 korrik, pas dy ditësh ai u lajmërua përmes një profili në rrjetin social TikTok, llogari të cilën e përdorte kohë pas kohe duke hyrë edhe “live”.
Ndërkaq sot, mediat serbe raportuan se Faton Hajrizi është i dyshuari për vrasjen e një polici serb.
I njëjti profil i Hajrizit, i cili mbante emrin “Faton Hajrizi i vërtet”, deri para disa minutave ishte akoma aktiv me të gjitha videot të cilat ishin të postuara.
Ndërkaq, para disa minutave profili ka ndërruar emrin, duke e kthyer në “username18527”, me ç’rast janë fshirë të gjitha videot nga llogaria.