Bashkëluftëtari i Ramadanit: E morëm me shqetësim lajmin për arrestimin e tij, besojmë se do të lirohet

Aktuale

Bashkëluftëtari i Ramadanit: E morëm me shqetësim lajmin për arrestimin e tij, besojmë se do të lirohet

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 19:25
Luan Jahiri, nënkryetar i OVL-UÇK-së në Ferizaj

Luan Jahiri, nënkryetar i OVL-UÇK-së në Ferizaj, ka thënë se e kanë marrë me shumë shqetësim arrestimin e ish-bashkëluftëtarit të tyre, Blerim Ramadani, nga Maqedonia e Veriut me urdhërarrest të Serbisë.

Në Info Magazine, ai ka thënë se shpreson që institucionet e drejtësisë në Shkup do ta lirojnë Ramadanin.

“Lajmin e kemi pritur me shqetësim të jashtëzakonshëm, është një shqetësim i përgjithshëm ku ende 25-vjet pas luftës veteranët e UÇK-së pësojnë nga Serbia akuza falso të tyre, ne ende nuk po mundemi të lëvizim nëpër shtete që i kemi shtete mike, ende arrestohemi për ato akuza të fabrikuara”.

“Jemi në pritje të përfundimit të seancës në Shkup, aty ka shumë bashkëluftëtar në Shkup që janë, është edhe ambasadori i Kosovës që e falënderojmë se i ka qëndruar afër. Besojmë dhe shpresojmë se do të lirohet Blerimi”, ka thënë Jahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat