Drejtori i Policisë në “RS”: Po e kërkojmë Faton Hajrizin në tri lokacione

Aktuale

Drejtori i Policisë në “RS”: Po e kërkojmë Faton Hajrizin në tri lokacione

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 19:21
Faton Hajrizi

Drejtori i Policisë në entitetin serb të Bosnje-Hercegovinës, Sinisha Kostresheviq, tha se kërkimi për Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një të dyti poo avzhdojnë.

Kostresheviq tha se kërkimet po vazhdojnë në Banja Llukë, Bijellnë dhe Zvorenik dhe shtoi se ky aksion po kryhet në koordinim me Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

“Sot arrestuam një person në Bijelinë. Bëhet fjalë për një shtetas serb i cili është në kërkim ndërkombëtar. Ai person ka luajtur rol në organizimin e transportit të personit që ka kryer veprën penale të vrasjes”, tha Kostresheviq.

Më tej ai shtoi se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me vetë ngjarjen dhe rolin e personit të arrestuar.

Ne jemi ende në kërkim, së bashku me kolegët nga Serbia, në zonën e Zvornikut me qëllim të gjetjes së personit që ka kryer vrasjen”, tha Kostresheviq për Srna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat