Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, e ka akuzuar ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për paaftësi në menaxhimin e fondeve publike dhe mungesë transparence.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati ka thënë se gjatë mbledhjes se Komisionit Hetimore Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore ministrja Nagavci nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë diferencën në miliona euro të pagesave për tekstet shkollore që ministria e saj ka bërë në vitin e fundit në krahasim me vitet e qeverisjeve paraprake.
“Ministrja bindshëm më e dobëta në historinë e institucioneve të Kosovës, si zakonisht edhe sot veç TRRT-MRRT, TRRT-MRRT.
Nuk ishte në gjendje të spjegoj as për një sekond diferencën në MILIONA të pagesave për tekstet shkollore që ministria e saj ka bërë në vitin e fundit në krahasim me vitet e qeverisjeve paraprake;
Nuk kishte ASNJË spjegim për raportimet e medieve se pse MASHT ka dyfishuar blerjet nga shtëpia botuese ” Albas” prej që në krye të ministrisë ka ardhë Nagavci ( mediat kanë raportuar që Nagavci është paguar nga ‘Albas’ para se kjo të bëhej ministre”, ka shkruar Kastrati, teksa ka shprnar edhe një video nga mbledhje e komisionit gjatë së enjtes.