Avokati Hoxha: Faton Hajrizit i bie më mirë të kthehet në Kosovë, në Serbi s’do kenë mëshirë për të

Aktuale

Avokati Hoxha: Faton Hajrizit i bie më mirë të kthehet në Kosovë, në Serbi s’do kenë mëshirë për të

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 18:46
Asdren Hoxha, Faton Hajrizi

Avokati Asdren Hoxha ka komentuar ngjarjen që ka bërë bujë në të gjithë Ballkanin: vrasja dhe plagosja e një polici serb në Serbi, për të cilën i dyshuar është Faton Hajrizi, një i arratisur nga drejtësia kosovare.

Sipas Hoxhës, Faton Hajrizit do t’i ishte më mirë të kthehej në Kosovë dhe të vuante dënimin atje sesa të arrestohet dhe të procedohet në Serbi.

“Faton Hajrizit më së miri i bie me ardhë në Kosovë. Nuk ka askund më mirë se në vendin e vet, në shtëpinë e vet, në mes të njerëzve të vet. Në qoftë se arrestohet edhe procedohet në Republikën e Serbisë, ai rrezikon dënim me burgim të përjetshëm, dhe aty Serbia nuk do të ketë asnjë mëshirë për vrasjen e policit në detyrë. Dënimi, tash a shkohet për terrorizëm apo për vrasje të rëndë, rreziku që të dënohet me burgim të përjetshëm është i madh”, deklaroi Hoxha.

Avokati theksoi se nëse është e mundur, Hajrizi duhet të kthehet në Kosovë.

“Nëse është disi e mundur, prapë po e them, as si njeri as si avokat nuk dua me u deklarua në urimet të tilla, por mendoj që një qytetarit tonë, një shqiptarit më së miri bie nëse qoftë se është e mundu ai me ardh në Kosovë. Edhe me kthy aty ku ka qenë”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, autoritetet serbe edhe ato të Serbisë edhe të Republikës Srpska janë mobilizuar në masë të madhe teksa vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin.

Më herët ministri Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq ka thënë se janë arrestuar dy persona, nën dyshimet se e organizuan transportimin e të dyshuarit për vrasje nga Presheva në Loznicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat