Pas arrestimit të Blerim Ramadanit në Maqedoni të Veriut, avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë edhe Ali Ahmetit, për shkak të veprimtarisë së tij në UÇK.
Smakiqi tha se është alarmuese se si Maqedonia e Veriut i respekton ende vendimet e kriminelëve të luftës nga Serbia.
Ai kërkoi që cështja e arrestimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së, me urdhërarreste nga Serbia, të ngritët si cështje në BE.
“Në logjikën e kësaj qeverie për t’i zbatuar urdhërarreëstat e Serbisë të 1999, është i rrezikuar vetë Ali Ahmeti, sepse ka qenë pjesë e UCK-së. E konsideroj alarm të madh, të ngrihet çështja në BE, Maqedonia si anëtare e NATO-së, nuk duhet ti zbatojë vendimet e kriminelëve të luftës”, tha ai.
Blerim Ramadanit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga autoritetet maqedonase.