Hoxha kërkon deklaratë publike nga krerët e shtetit për Faton Hajrizin si përgjigje ndaj Daçiqit

Aktuale

Hoxha kërkon deklaratë publike nga krerët e shtetit për Faton Hajrizin si përgjigje ndaj Daçiqit

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 18:05
Asdren Hoxha

Faton Hajziri është akuzuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi, ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë propagandë politike duke e ka cilësuar këtë rast si një “akt të organizuar nga Kosova”.

Për këët avokati Asdren Hoxha ka kërkuar një deklaratë publike nga autoritetet kosovare për të sqaruar pozicionin e Kosovës ndaj Hajzirit.

Hoxha ka theksuar se Kosova duhet të deklarojë se Hajziri ka qenë kundër institucioneve të Kosovës dhe është i arratisur nga autoritetet kosovare. Sipas tij, është e rëndësishme të vihet në pah se Hajziri nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Kosova dhe se akti për të cilin akuzohet është një veprim individual dhe jo i organizuar nga shteti kosovar.

“Duhet të ketë një deklaratë zyrtare sa më shpejt që të sqarojë se personi ka qenë i arratisur. Si mund të thuhet që ky akt terrorist vjen nga Kosova, kur ky person ka qenë kundër institucioneve të Kosovës, kundër ligjve të Kosovës, kundër Policisë së Kosovës. Pra, nuk ka lidhje logjike që ky akt të jetë organizuar nga Kosova, kur ai ka ikur nga Kosova,” ka thënë Hoxha.

Hoxha gjithashtu ka theksuar se dikush në Serbi mund të shfrytëzojë vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për të politizuar këtë rast më tej.

Pra, unë mendoj që nesër apo në ditët në vijmë do të sqarohet edhe vetë MUP-i serb, ka me ardhë ëmë një konkludim që është çështje krejt individuale, dyshimet kanë ekzistuar dhe kjo çështje do të sqarohet. Por reagimi duhet të vij në kohë, sidomos para së ditës së nesërme se kur do të i bëhen pyetje kancelarit Scholz”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat