Kurti: Hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt, por për të gjithë

Aktuale

Kurti: Hapja e Urës së Ibrit nuk është kundër askujt, por për të gjithë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 11:22
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje rreth takimit të djeshëm me ambasadorët e shteteve të Quint-it.

Në një konferencë për media ai tha se me ambasadorët ka pasur një takim përmbajtësor e konsultativ dhe njoftoi se njëra ndër temat ishte edhe nevoja e hapjes së Urës së Ibrit.

“Natyrisht që askush nuk mund të thotë se kjo nuk është një gjë e mirë apo e drejtë, por dëshirojmë që të zbatohet ligji e të respektohet lira e lëvizjes por në të njëjtën kohë të kemi paqe e siguri për të gjithë.

Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër që në synojmë nuk është kundër askujt, por është për qytetarët dhe për mallrat e kapitalin, ajo i ndihmon njerëzit në të dyja anët e Ibrit pa dallim etnie. Janë edhe tre ura të tjera mbi lumin Ibër dhe të ngelet vetëm kjo urë e mbyllur për vetura, nuk mendojmë që është në rregull”, u shpreh shefi i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat