Lladrovci reagon pas dënimit të Pjetër Shalës: Lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë

Aktuale

Lladrovci reagon pas dënimit të Pjetër Shalës: Lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 17:26
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur zhgënjimin e tij pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një postim në Facebook, Lladrovci e cilësoi këtë vendim si të pabesueshëm dhe një goditje tjetër për besimin në drejtësi.

“E dhimbshme, besimi ynë në drejtësi, po kthehet në dëshpërim…pas Calit edhe Pjetër Shalës i shqiptohet dënim i pabesueshëm.

Lufta jonë e drejtë çlirimtare kurrë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë”, ka shkruar Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat