KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij.
Kështu thuhet në postimin e kësaj force në platformën X.
Aty është postuar një video e ushtarëve duke manovruar në bazë.
Dhe tutje theksohet se zbatimi i mandatit bëhet bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.