Para pak minutave inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin pompës së benzinës 'Nis Petrol' në veri të Mitrovicës.
Duke e konfiskuar kështu edhe një pasuri që dyshohet të jetë e Milan Radojçiqit.
Në kohën kur po raportojmë, në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me u.d. të drejtorit të policisë për rajonin e veriut Veton Elshanin, por i njëjti nuk është përgjigjur.