“Kosova të quhet Dardani”, gazetari Krasniqi përplaset ashpër me historianen Kocaqi

Aktuale

“Kosova të quhet Dardani”, gazetari Krasniqi përplaset ashpër me historianen Kocaqi

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:54
Elena Kocaqi dhe Vullnet Krasniqi

Edhe më herët është hedhur ideja që Kosova të quhet Dardani. Së fundmi duket se sidomos gjakovarët janë të vendosur që ta çojnë përpara këtë gjë edhe përmes një peticioni që po e fismosin. Edhe disa historianë sikurse Elena Kocaqi e kanë kërkuar këtë gjë më herët.

Në emisionin GoodMorning Albanians historiania tha se ndryshimi i emrit nga Kosovë në Dardani do të shkëpuste edhe konfliktin e gjatë me Serbinë.

“Nëse thua se jam autokton në këto territore si do ta vërtetosh ti autoktoninë me një emër sllav? Nëse do të merrte emrin Dardani do të shkëpuste problemet me serbët sepse ata nuk do pretendonin më historikisht se emri Dardani është 3500 vjeçar, shkëput një konflikt të gjatë vetëm me një emër. Çfarë i prish punë Kosovës? I kam shkruar Thaçit që në 2006 dhe i kam thënë ndërrojini emrin vendit se kjo do shkëpusë konfliktin me Serbinë dhe do impononi një respekt të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Jam e sigurt se peticioni do mblidhte 1 mln firma në Kosovë”, tha Kocaqi.

Gazetari nga Kosova Vullnet Krasniqi i cilësoi pretendimet e historianes folklorizëm historik.

“Kosova nëse dëshiron të tregojë historinë e saj ka shumë fakte historike. Gjatë historisë shumë emra kanë ndryshuar, por unë nuk do ndihem më mirë nëse do ndryshoj emrin e vendit dhe do të them jam nga Dardania dhe jo jam nga Kosova. Për të ekzistuar Dardania si emër duhet të ekzistojë Dardania si tërësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat