Mërgimtari Bajram Isufi është dënuar me 2500 euro gjobë për kërcënimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.
Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve të drejtësisë, Yll Zekaj.
Ai ka thënë se pas gjithë atyre kërcënimeve e sharjeve, “trimit” nuk i shkoj zëri në gjykatore sepse i kishte kërkuar falje Dimal Bashës.
Postim i plotë:
Një “trim”, një “Mic Sokol”, një “Avni Rrustem” i facebook-ut qenka denu me 2500 euro gjobë, për kanosjen e deputetit Dimal Basha në facebook!
“Avni Rrustemi” i facebook-ut, ish kanë kogja “trim” me kogja deklara të forta “Plumba per tradhtare te kombit ka me pas gjithe dhe ko me pas” “Perhajr ju koft tash edhe rune prapani** dhe familjen se tash e tutje s'dihet se ku ka me ju kersit!" "mos ha fort se bonben ne goje ta shtijn gjinja, i vonshem je ti".
Kurse në gjykatore nuk i shkoj zani “kerkoj falje duke thene se nuk ishte ne gjendje te mire shendetsore kur e ka kryer vepren“ I akuzuari: “Zotit Dimal Basha, i kam kerku falje ne Prokurori..."
O trima, Avni Rrustem-at e facebook-ut, nuk kallzohet trimëria në facebook, nuk shahën njerzt pse mendojnë ndryshe, nuk kanosen deputetët, deputetët ndëshkohen veç me votë!