Pozhari publikon foton: Ky vend dikur ishte strehë e grupit famëkeq serb, por situata ka ndryshuar rrënjësisht

Aktuale

Pozhari publikon foton: Ky vend dikur ishte strehë e grupit famëkeq serb, por situata ka ndryshuar rrënjësisht

Nga: A.SH Më: 16 korrik 2024 Në ora: 00:02
Pamja e lokalit me pronar shqiptar në veri

Analisti Xhevdet Pozhari, ka rikthyer në vëmendje një lokal në veri të Mitrovicës që dikur u shërbente grupit famëkeq serb “Rojat e Urës”, kurse tani po ai lokal është shndërruar në lokalin me pronar shqiptar.

“Situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe pronari shqiptar është i kënaqur me gjallërinë e punës”.

Postim i plotë:

Sot mori vëmendje lajmi se Radoiçiqit i është konfiskuar pasuria në vlerë të 3.5 mln eurove.

Por, një lajm tjetër i mirë është se prej sot ka filluar punën me pronar shqiptar, "Dolce Vita".

Ky lokal është i njohur për emrin e keq, veçanërisht për banorët e Mitrovicës. Për opinionin e gjerë, ky vend dikur ishte strehë e grupit famëkeq serb “Rojat e Urës”. Ata sulmonin çdo shqiptar që e kalonte urën.

Tani, situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe pronari shqiptar është i kënaqur me gjallërinë e punës.

I shkoftë mbarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat