Deda: Besoj se epërsia e Trumpit do të rritet pas ngjarjes së 13 korrikut

Aktuale

Deda: Besoj se epërsia e Trumpit do të rritet pas ngjarjes së 13 korrikut

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 22:40
Ilir Deda

Analisti politik Ilir Deda, vlerëson se atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, do t’i mundësojë atij që t’i rritet epërsia në zgjedhjet presidenciale, ku po garon me presidentin aktual Joe Biden.

“Do ta forcojë përkrahjen për ish-presidentin Trump, dhe besoj se do ta thellojë epërsinë e tij që e ka ndaj presidentit Biden, sidomos me zgjedhjen që e bëri tash për kandidat për zëvendës së tij”, u shpreh ai.

“Mendoj se kjo është një lloj drame në Amerikë e cila po ndodh për shkak të një polarizimi ku të dy anët kanë ndikuar, dhe e kanë ushqyer atë polarizim së paku gjashtë vitet e fundit ku ditët e sotme njerëzit në Shtetet e Bashkuara duken si dy popuj të ndryshëm, sepse nuk ka gjë që i bashkon”, shtoi Deda.

“Politikanët i thonë lehtë fjalët nuk i masin, por njerëzit i besojnë, kur ti i thua se ky do ta shkatërrojë demokracinë në Amerikë¸apo Trumpi thotë për Bidenin se këta janë elita që duan të më vrasin,  e kemi një moment të tillë. Të shohim sa do të ndryshojnë retoriken përbashkuese, unë besoj që epërsia e tij (Trumpit) do të rritet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat