Spahiu: Këta dy persona po e pengojnë hapjen e urës së Ibrit

Aktuale

Spahiu: Këta dy persona po e pengojnë hapjen e urës së Ibrit

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 21:36
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në emsionin Politiko  deklaroi se hapja e urës së Ibrit është e lehtë për t’u bërë mirëpo sipas tij pritet të përdoret për zgjedhje.

“Pas banjskës e këndej nuk është kurfarë problem sigurie hapja e urës së Ibrit, e dyta pse nuk po hapet, ka zëra që thojnë që Albin Kurti po e ruan këtë para zgjedhjeve, në mënyrë që me kreditue se po frikësohet që po ahrrojnë deri atëherë që është hap ura e Ibrit dhe po e mban si trofe”, deklaroi Spahiu.

Sipas tij, kjo po bëhet pasi ai veprim ngjall emocione tek pubiku.

“Ka efekt, ak emocion e për vota gjithçka përdoret por ura ëhstë mbyll atëherë kur serbët kanë marrë atë cfarë kanë dëshiru”, vazhdoi tutje Spahiu.

Ajo çka duhet me u bë kur merret vendimi për me u hap ura, është që policia duhet me ndejt aty, të paktën për dy javë ditë dhe mos me e lëshu gjithkënd me kalu urën. Është lehtë se ndoshta dikush po don me e lënë para zgjedhjeve, Qeveria e Kosoves, Xhelal Sevçla e Albin Kurti ata vendosin”, tha mes tjerash Spahiu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat