Provokim tepër serioz! / Kërstiq flet për qytetarët që po freskohen në Ujman

Aktuale

Provokim tepër serioz! / Kërstiq flet për qytetarët që po freskohen në Ujman

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 21:33
Gazetari serb, Branislav Kërstiq

Gazetari serb, Branislav Kërstiq i ftuar në Politiko ka komentuar vizitat e qytetarëve në liqenin e Ujmanit.

Kërstiq, freskimet e tyre në atë liqen i ka quajtur provokime serioze. 

"Është provokim tepër serioz, është e keqe, sepse nga lëkura e serbit të zakonshëm të veriut të vendit.; Policia jonë e ka okupuar Banjskën, shumica e qytetarëve të atij vendi nuk është lejuar… E kemi në bazë ditore, Sveçla e ministra tjerë janë duke bllokuar rrugët me nga 30 minuta. Serbët shkojnë atje për peshkim ose dikush mes tyre edhe për tu larë atje, por i kemi problemi e bllokadave nëpër rrugë”, deklaroi Kërstiq.

Tutje sipas, provokimi vie nga vet shteti kur rrugët bllokohen me orë të tëra.

“Është provokim nga shteti policor në Veri të vendit, kur e ke bllokimin e rrugëve. Mendoje sikur është arritur marrveshje , unë me tre fëmijë e ti me dy, së bashku shkojmë një fundjavë atje dhe paramendoje që 30 kilometra jemi duke kaluar për katër orë, pse, sepse duhet bllokuar rrrugën pasi z.Sveçla kalon me armatën e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat