Asambleistja e Lëvizjes Vetvendosje, Aida Doli e cila edhe ishte inciatore për hapjen e urës së Ibrit, në emisionin Politiko të Kanal 10 tha se kjo hapje do sjellte formalitet të integrimit përmbajtësor në Veri të vendit.
“Duhet të kemi parasysh që hapja e urës asnjëherë nuk duhet të jetë qëllim në vetvete.
Hapja e urës do të nënkuptonte integrimin përmbajtësor të veriut të vendit si ç e dimë ne secili që ka qenë të paktën një herë në veri vendit, kështu që në fakt kjo do të ishte ajo që në fund të ditës do të një formalitet të integrimit të përmabjtësor të Veriut”, deklaroi Doli.
Tutje, ajo tha se hapjen e urës në veri e mbështesin edhe komuniteti serb, të cilët vazhojnë të fshehin identitetin e tyre.
“Ne si asambleistë qysh në prill të vitit të kaluar kemi marrë vendim pro hapjes së urës së Ibrit, edhe në shumë intervista tjera e kam thënë që pro kësaj hapje, të urës së Ibrit janë edhe qytetarët serb, të cilët në vazhdimësi e mbajnë të fshehur identitetin e tyre”, shtoi Doli.