Eksperti i mbrojtjes së afërt tregon çka kishte në shënjestër atentatori i Trumpit

Aktuale

Eksperti i mbrojtjes së afërt tregon çka kishte në shënjestër atentatori i Trumpit

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 19:04
Eksperti i mbrojtjes së afërt, Ridvan Tahiri

Eksperti i mbrojtjes së afërt, Ridvan Tahiri sot në “Info Magazine”  ka folur në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai është shprehur se atentatori e ka pasur shënjestër kokën e Trumpit, por sipas tij ka devijuar, e kjo ka mundur të ndodh për shkak të ndonjë lëvizje të vogël në trup, ose edhe nga lëvizja e ish-presidentit,.

“Për të quajtur me një armë luftarake, armë të gjatë, për të qenë i saktë, t’i duhet të jesh shumë i trajnuar, për të gjuajtur mbi 100 metra, ta godisësh cakun, për arsye se caku 100 metra është shumë i vogël”.

“Për mendimin tim, ky e ka marrë shënjestër kokën, plumbi mbi 100 metra devijon, edhe një lëvizje shumë e vogël në trup, ka devijuar, edhe lëvizja pak e Trumpit, i ka shpëtuar këtij fakti, se ky e ka pasur shënjestër në hundë e lartë. Koka ka qenë kryesorja ajo që e ka pasur shënjestër”, është shprehur tutje Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat