Arratisjet nga burgjet, ish-drejtori i ShKK-së: Siguria është e lartë edhe në raport me vende të BE-së

Aktuale

Arratisjet nga burgjet, ish-drejtori i ShKK-së: Siguria është e lartë edhe në raport me vende të BE-së

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 19:03
Emrush Thaçi, ish-drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Emrush Thaçi, ish-drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka folur për ikjet e fundit që kanë ndodhur në burgjet e Kosovës.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se burgjet në Kosovë kanë avancuar dhe se janë të sigurta.

“Burgjet e Kosovës gëzojnë një standard të mirë të sigurisë. Sa i përket sigurisë, Kosova gëzon një siguri, por ShKK e ka një siguri në raport me vendet e rajonit dhe me burgjet të cilat faktikisht edhe shtetet e BE-së që e posedojnë, jemi shumë më në nivel sa i përket sigurisë”.

“Sa i përket përqindjes së largimit apo arratisjes nga burgjet e Kosovës, mund të them me kompetencë se Kosova është një nga vendet më të sigurta dhe mendoj që ka bërë mjaftueshëm sa i përket vlerësimit, risocializimit dhe riintegrimit në shoqëri” për të burgosurit.

“Nuk mund të them se jemi të kënaqur, por kushtet, vlerësimi dhe risocializimi është shumë më i zhvilluar se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat