Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me interes të përbashkët me Shqipërinë, pavarësisht qëndrimeve të kundërta për çështjen e Kosovës.
Ai tha se kur bëhet fjalë për qëndrimin e Kosovës, ky ëshë diemetralisht i kundërt me qëndrimin ndaj Shqipërisë.
“Ne besojmë se kjo nuk duhet të rëndojë marrëdhëniet tona. Ju e dini se Serbia nuk e pranon shpalljen e [avarësisë së Kosovës. Statusi aktual rregullohet nga dokumentet ndërkombëtare, kryesisht Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Beogradi është në proces negociatash me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës, për marrëdhëniet tona të ardhshme. Negociatat janë të vështira në vlerësimin tonë dhe jo vetëm me përfaqësuesit aktualë të Prishtinës, të cilët nuk janë të gatshëm për asnjë kompromis, përveç njohjes së pakushtëzuar nga ana jonë. Një qëndrim i tillë nuk është i pranueshëm nga ana jonë. Për të lëvizur nga pikat e vdekura, ku kemi qenë për një kohë të gjatë, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës duhet të fillojnë t’i përmbushin obligimet e tyre dhe atë që kërkohet mbi të gjitha – formimin e Asociacionit”, deklaroi ai në një intervistë për Pamfletin.