Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të palindura me qëllim që ta shfaroste popullin shqiptar.
Kurti u shpreh se shqiptarët e Kosovës, janë të mbijetuarit e gjenocidit serb në Kosovë.
“Sapo kishte mbushur dy vjet e katër muaj, Fatosi u vra dhe u dogj nga forcat e Serbisë. E vranë bashkë me motrën Eronitën (3 vjeçare), nënën Florijen (25 vjeçare), gjyshen Miradijen (56 vjeçare) dhe dy hallat Zarifen (23 vjeçare) e Arifen (21 vjeçare).
Më 17 prill 1999, në shtëpinë e familjes Muçolli, u vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç, te foshnja 6 muajshe, Liria, e deri te gratë shtatzëna. U vranë edhe foshnjet në djep, e foshnjet e palindura, sepse ishin e ardhmja e një populli të cilin Serbia donte ta shfaroste me projektin serbomadh “Patkoi”.
Ne, populli i Kosovës, jemi të mbijetuarit e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Prandaj asnjëherë nuk mund të harrojmë. Gjithnjë do të dëshmojmë”, tha ai.
Kryeministri theksoi se Pokleku i vjetër është dëshmi e gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
“Sot ishim në Poklekun e Vjetër, që është dëshmi e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Bashkë me të mbijetuar e dëshmitarë të masakrës së 17 prillit, u promovua monografia “Shtëpia me gjak në mure” nga autori Afrim Hysenaj. Në këtë libër dokumentohen krimet e forcave të armatosura serbe ndaj familjeve Muçolli nga Pokleku, Caraku nga Dritani (ish-Dobroshevci), Elshani nga Korrotica e Poshtme dhe Hoxha nga Korrotica e Epërme”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sapo kishte mbushur dy vjet e katër muaj, Fatosi u vra dhe u dogj nga forcat e Serbisë. E vranë bashkë me motrën Eronitën (3 vjeçare), nënën Florijen (25 vjeçare), gjyshen Miradijen (56 vjeçare) dhe dy hallat Zarifen (23 vjeçare) e Arifen (21 vjeçare).
Më 17 prill 1999, në shtëpinë e familjes Muçolli, u vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç, te foshnja 6 muajshe, Liria, e deri te gratë shtatzëna. U vranë edhe foshnjet në djep, e foshnjet e palindura, sepse ishin e ardhmja e një populli të cilin Serbia donte ta shfaroste me projektin serbomadh “Patkoi”.
Ne, populli i Kosovës, jemi të mbijetuarit e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Prandaj asnjëherë nuk mund të harrojmë. Gjithnjë do të dëshmojmë.
Sot ishim në Poklekun e Vjetër, që është dëshmi e gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Bashkë me të mbijetuar e dëshmitarë të masakrës së 17 prillit, u promovua monografia “Shtëpia me gjak në mure” nga autori Afrim Hysenaj. Në këtë libër dokumentohen krimet e forcave të armatosura serbe ndaj familjeve Muçolli nga Pokleku, Caraku nga Dritani (ish-Dobroshevci), Elshani nga Korrotica e Poshtme dhe Hoxha nga Korrotica e Epërme.
Shtëpia-muze e familjes Muçolli, e muzealizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ruan brenda kujtimet për të vrarët nga afërsia.
I përkujtojmë përherë:
Mehreme Muçolli (1941)
Bahrije Muçolli (1975)
Naime Muçolli (1976)
Hydajete Muçolli (1967)
Mendohije Muçolli (1987)
Mirsad Muçolli (1992)
Mërgim Muçolli (1994)
Miradije Muçolli (1943)
Zarife Muçolli (1975)
Arife Muçolli (1977)
Florie Muçolli (1974)
Eronita Muçolli (1995)
Fatos Muçolli (1996)
Sinan Muçolli (1945)
Elheme Muçolli (1945)
Emine Muçolli (1975)
Elife Muçolli (1978)
Sherife Muçolli (1981)
Hafije Muçolli (1989)
Feride Muçolli (1965)
Shehide Muçolli (1985)
Naser Muçolli (1986)
Ylber Muçolli (1989)
Egzon Muçolli (1995)
Hyla Muçolli (1975)
Florentina Muçolli (1996)
Lirije Muçolli (1998)
Shemsije Muçolli (1957)
Vezire Muçolli (1977)
Fatmire Muçollu (1981)
Rexhep Muçolli (1986)
Agron Muçolli (1989)
Albulena Muçolli (1992)
Nexhmije Muçolli (1974)
Hasime Muçolli (1962)
Avdullah Muçolli (1985)
Shehrije Muçolli (1971)
Vahide Muçolli (1995)
Kushtrim Muçolli (1997)
Qëndrim Muçolli (1998)
Kimete Muçolli (1980)
Ymer Elshani (1948)
Nafije Elshani (1955)
Ardian Elshani (1974)
Miran Elshani (1978)
Kujtim Elshani (1983)
Nderim Elshani (1988)
Shukrije Elshani (1958)
Bahtije Muçolli Caraku (1969)
Besart Caraku (1986)
Hasan Caraku (1987)
Mihrije Caraku (1952)
Lendita Hoxha (1977)
Nuk i harrojmë të vrarët nga distanca më 17 dhe 18 prill 1999, në Poklek të vjetër:
Sala Muçolli (1941)
Halim Kluna (1922)
Naile Elshani (1924)
Mirvete Muçolli (1971)
E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe të popullit për liri.
Lavdi për të vrarët në Poklek të Drenicës!