​Osmani takon Baerbock: Gjermania përkrahëse e palëkundur e Kosovës

Aktuale

​Osmani takon Baerbock: Gjermania përkrahëse e palëkundur e Kosovës

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 18:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Presidenca në një postim në Facebook njofton se me këtë rast Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e palëkundur të Barebock për Kosovën.

Osmani ka thënë se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së qëndrueshme dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat