​Kujtim për të vrarët e përkujtim për të gjallët, promovohet libri “Shtëpia me gjak në mure”

Aktuale

​Kujtim për të vrarët e përkujtim për të gjallët, promovohet libri “Shtëpia me gjak në mure”

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 16:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në promovimin e librit monografi për masakrën në Poklek, “Shtëpia me gjak në mure”, të autorit Afrim Hysenaj, që u organizua në shtëpinë muze të kësaj masakre në Drenas.

Kurti tha se libri përmbledh kujtime mbi të vrarët e përkujtim për të gjallët mbi rëndësinë e kujtesës historike dhe domosdoshmërinë e drejtësisë.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen sikurse që nuk harrohen vuajtjet, dhimbjet e humbjet e familjeve Muqolli nga Pakleku, Caraku nga Dritani (ish-Dobroshevci), Elshani nga Korrotica e Poshtme dhe Hoxha nga Korrotica e Epërme. Nga rrjedha e gjakut të atij krimi buron edhe titulli i këtij libri që na ka rikthyer këtu në shtëpinë me gjak në mure”, tha Kurti.

Ai gjithashtu përmendi projektin serbomadh për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”, dhe përpjekjet e Serbisë për zhdukjen e gjurmëve të krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve në masakrën në Poklek.

“Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Është edhe thirrje për drejtësi. Edhe ky libër përshkohet nga kërkesa e familjarëve për drejtësi”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti bëri thirrje që drejtësia të vendoset në vend duke sjellë dhe dënuar autorët e kriminelëve të luftës edhe kur ata janë në mungesë.

Më 17 prill 1999, forcat kriminale e terroriste të Serbisë vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75-vjeç te foshnja 6 muajsh Liria e deri te gratë shtatzëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat