Kurti kalon pasditen në Pejë

Aktuale

Kurti kalon pasditen në Pejë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 15:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka kaluar pasditen e së shtunës në Pejë.

Pak para orës 15:00 kryeministri Kurti ka drekuar në këtë qytet, në ‘Doku’, një nga caffe-baret e njohura të Pejës, përcjellë ‘RADIO 1’.

Kurti, i shoqëruar nga nikoqiri partiak i tij, kreu i VV-së për Pejën, zv/Ministri Taulant Kelmendi, ka drekuar, i shoqëruar nga një varg ministrash të kabinetit qeveritar dhe nga deputeti Gramos Agusholli.

Më pas, delegacioni kryeministror, i prirë nga kryeministri Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku kanë vizituar Qendrën e xhudos, prej nga do të përcillet ekipi olimpik kosovar në ‘Paris 2024′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat