Osmani: Një nder i veçantë të takohem me Pelosin, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës

Aktuale

Osmani: Një nder i veçantë të takohem me Pelosin, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në platformën X, Osmani ka thënë se e ka falënderuar Pelosin për mbështetjen e dhënë ndaj kosovarëve.

“Gjithmonë një nder  i veçantë të takohem me Pelosin, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës”.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat