Dibrani: Jemi në koordinim me institucionet, do të marrim masa

Aktuale

Dibrani: Jemi në koordinim me institucionet, do të marrim masa

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:58
Dibrani

Institucionet e shtetit janë duke punuar për kapjen e të burgosurve të cilët janë larguar nga burgjet e Kosovës në ditën e fundit.

Dibrani në një konferencë për media, tha se është në koordinim me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën.

“Jemi në koordinim me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani.

Ndryshe, drejtori ka paralajmëruar masa ndaj personave përgjegjës për ikjen e të burgosurve, por ka thënë se janë në pritje të raporteve.

Ai ka shpreh keqardhje me rastet që kanë ndodhur ku ka thënë se të larguarit nga burgu i tipit të hapur kanë gëzuar të drejtën e vikendit, sipas asaj që ua garanton ligji.

“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej  25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2012 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi. I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg”.

“Po ashtu i dënuari tjetër (Ujkan Mataj) ka qenë i dënuar më 11 vite dhe i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi”, u shpreh Dibrani.

Sipas tij, janë 56 persona të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e vikendit jashtë.

Dibrani tha se në burgjet e sistemimit të hapur të burgosurit nuk përcillen nga oficerët gjatë kryerjes së aktiviteteve të ndryshme, si punimi i tokës, ruajtja e bagëtive etj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat