Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pronat e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do t’i barten Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ajo ka thënë se janë në proces të konfiskimit të pronave të Radoiçiq dhe të njëjtat t’i jepen për shfrytëzim Policisë së Kosovës.
“Tashmë, ju e dini që ka vendim për sekuestrim të asaj prone, ne po diskutojmë që të shohim mundësitë së si ta japim në shfrytëzim për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe besoj se shumë shpejt do ta kemi edhe rregullimin ligjor për këtë”.
“Sepse ju e dini që kur kemi prona të sekuestruara nuk është e lehtë për Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk ka mundësi Ministria e Drejtësisë ato t’i jap në shfrytëzim ne bëjmë, japim në shfrytëzim banesa të cilat janë të konfiskuara apo pasuri tjera të luajtshme të cilat janë të konfiskuara, mirëpo jemi në përpjekje që ta përmbyllim edhe këtë çështje dhe ta japim për nevojat e Policisë së Kosovës apo Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë Haxhiu për eo.