Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Aktuale

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Një i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, për çfarë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thirrur konferencë për media për të shtunën.

Mediat kanë raportuar se pas arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës, një tjetër i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, i cili ishte i dënuar me 11 vjet burgim.

Kjo ka bërë që Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), të ftojë konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00.

Në këtë konferencë, sipas SHKK, do të diskutohet lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet e tipit të hapur.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, ka njoftuar SHKK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat