Osmani takohet me Kallasin, shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së

Aktuale

Osmani takohet me Kallasin, shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 21:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Estonisë dhe shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Osmani me Kallasin është takuar gjatë samitit të NATO-s që është mbajtur në Washington të SHBA-së.

Osmani përveç Kallasit, ka takuar edhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

Ajo ka shkruar se me të dy ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit.

“Gjatë Samitit të NATO-s, me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbrojtjes së vlerave të cilat qëndrojnë në themel të Aleancës Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat