‘Buka e motmotit’ u bë shkak që gazetari Valon Syla dhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci t’i reagojnë njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.
Syla, dje në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se buka e motmotit nuk është siguruar ende pasi, sipas tij, “një brymë mund ta ndërrojë statistikën e parashikimit”.
“Dolën pardje jo bukën e gojës e kemi siguru, shyqyr që u siguru. Ajo është rrenë se hala s’janë kryer të korrurat, ku pe dini që janë bo. Një brymë ta ndërron statistikën e parashikimit”, tha Syla në Pressing.
E për këtë deklaratë të Sylës reagoi Bajqinovci përmes një shkrimi në rrjetin social X, duke thënë se analisti Syla ‘po shpreson se bryma do ia prish VV’së suksesin në bujqësi.
“Llogaritë ti dmth ka mbrri analisti në pikën ku prej shpresës që po prishemi me Amerikën te shpresa mos bryma po na prish suksesin në bujqësi. Kjo definitivisht është deregje e rëndë”.
I menjëhershëm ishte edhe kundër-reagimi i Sylës, i cili e quajti Bajqinovcin ‘Mefi Hellonka’.
Tutje, Syla e akuzoi se VV’ja po gënjen duke thënë se me të korrurat janë thy rekorde, derisa shton se të korrurat nuk kanë përfunduar hala.
“Mefi Hellonka… me paska reagu se i paskan dhimtë deklaratat e mia në Pressing.
O Mef… po vec ju dini me rrejt pa fijen e intelegjencës se me te korruna janë thy rekordet, hala para se me u kry të korrunat. I dobët ke qenë si gazetar, e i dobët si deputet…”.