Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj politikanëve të Kosovës, kjo për arsyje se nuk po mbështesin kreun e PD-së, Sali Berisha i cili po qëndron në arrest shtëpiak.
Ai në një postim në Facebook, potencoi se vetëm artisti Çun Lajçi dhe Edita Tahiri, kanë treguar mbështetje për Berishën.
Profesori tha se politikanët në Kosovë e kanë për detyrë të mbështesin Berishën, nuk i bëjnë vetës nderë e heshtje.
“Sidomos ata politikanë që "mburren" me rugovizmin, duhet të kujtojnë se Ibrahim Rugova ishte i pari dhe i vetmi politikan që nuk pranoi të vendosë lule të varri i diktatorit. Pasardhësit e Rugovës janë bërë njësh me pasardhësit e diktatorit shqiptar të periudhës së komunizmit dhe injorojnë aktin madhor të kryeopozitarit të sotëm, Sali Berisha, për rrëzimin e diktaturës!
Harruan këta ditët kur vinin në radhë në zyrën e deputetit Sali Berisha për t'u konsultuar për qëndrimet që duhej të mbanin në kohën më të zezë për Kosovën, kur ajo kërcënohej me ndarjen e territorit të saj për shkak të këtij kryeministri mizor që kemi sot në Shqipëri. Në vend të mbrojnë dhe respektojnë Sali Berishën, disa janë bërë vegla në duart e vëllait të Aleksandër Vuçiq!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Prej disa javësh Sali Berisha është zyrtarisht kryetar i opozitës shqiptare. Është njëkohësisht i burgosur politik. Pas njohjes de jure të tij si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës atë e kanë vizituar disa figura të njohura ndërkombëtare.
Por nga Kosova e ka vizituar vetëm artisti Çun Lajçi dhe ka folur te rruga e banesës së tij Edita Tahiri. Asnjë politikan tjetër i Kosovës nuk është ndjerë për të folur dhe mbrojtur të drejtën e kryeopozitarit shqiptar, Sali Berisha.
Në fund të fundit edhe sikur të kishte akuzë, gjë që nuk ka ndodhur, fajësia e tij do të ishte sipas rendit demokratik e prezumuar. Pra ai do të konsiderohej i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës. Ndërkohë që Sali Berisha është person i dyshuar e nën hetim. Ende pa akuzë, sepse nuk ka prova dhe fakte.
Në këto kushte askush nuk do të fajësohej as moralisht dhe as politikisht, nëse do të solidarizohej me kryetarin e opozitës në Shqipëri. Opozitarët e Kosovës, sidomos ata të Lidhjes Demokratike, e kanë për detyrë të takohen dhe të shkëmbejnë mendime politike me Sali Berishën. Ndërkohë edhe udhëheqësit e shtetit të Kosovës nuk i bëjnë nder vetes së tyre të heshtin dhe të bëjnë strucin!
Kosova thotë se bashkëpunon me një kryeministër tradhtar të saj në Tiranë, sepse "Shqipëria është vemdi amë"! Por ama nuk është vetëm Edi Rama dhe sejmenët e tij ata që e përfaqësojnë Shqipërinë. Nëse e doni Shqipërinë, duhet ta doni atë në të gjithë qenien e saj. Duhet ta doni e respektoni edhe opozitën shqoptare dhe kryetarin e saj. Duhet ta ngrini zërin për këtë, aq më tepër në këtë kohë, kur Sali Berisha tashmë zyrtarisht përfaqëson opozitën shqiptare!
Sidomos ata politikanë që "mburren" me rugovizmin, duhet të kujtojnë se Ibrahim Rugova ishte i pari dhe i vetmi politikan që nuk pranoi të vendosë lule të varri i diktatorit. Pasardhësit e Rugovës janë bërë njësh me pasardhësit e diktatorit shqiptar të periudhës së komunizmit dhe injorojnë aktin madhor të kryeopozitarit të sotëm, Sali Berisha, për rrëzimin e diktaturës!
Harruan këta ditët kur vinin në radhë në zyrën e deputetit Sali Berisha për t'u konsultuar për qëndrimet që duhej të mbanin në kohën më të zezë për Kosovën, kur ajo kërcënohej me ndarjen e territorit të saj për shkak të këtij kryeministri mizor që kemi sot në Shqipëri. Në vend të mbrojnë dhe respektojnë Sali Berishën, disa janë bërë vegla në duart e vëllait të Aleksandër Vuçiq!