Rezultatet e regjistrimit të popullsisë, kur do të dalin të dhënat për besimin fetar – flet zyrtari i ASK

Aktuale

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë, kur do të dalin të dhënat për besimin fetar – flet zyrtari i ASK

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:20
Ilir Berisha

Drejtori i Departamentit të Statistikave Ekonomike në ASK, Ilir Berisha ka folur pas publikimit të rezultateve paraprake të regjistrimit të popullisë së Kosovës.

Berisha në emisionin ‘Frontal’ u pyet edhe për të dhënat për besimin fetar të qytetarëve të Kosovë, të dhëna këto për të cilat thotë se do të publikohen në dhjetor.

“Ka qenë opsioni ateist. Këto të dhana do të publikohen në dhjetor.  Të dhanat e sotme kanë qenë për popullsinë rezidente”.

Tutje, Berisha tha se janë tri pyetje për të cilat qytetarët kanë pasur të drejtë të mos përgjigjen.

“Janë tri pyetje të cilat me rekomandimet ndërkombëtare qytetarët kanë të drejtë të mos përgjigjen, ato janë gjuha që flasin, përkatësia etnike dhe përkatësimi fetar. Mund të mos përgjigjen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat