​Siguria në Kosovë, Ulutash takohet me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së

Aktuale

​Siguria në Kosovë, Ulutash takohet me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 20:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash takoi sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Petrit Ajeti.

Në një njoftim për media thuhet se në takimin e mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë u diskutua mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe nivelin e bashkëpunimit.

Ulutash me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së gjithashtu u dakorduan për angazhime të vazhdueshme, koordinim dhe konsultime të rregullta.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, si reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat