Kosova merr mbështetje të fotë nga Zvicra për zhvillim dhe integrim evropian, Nussbaumer ka një porosi edhe rreth dialogut me Serbinë

Aktuale

Kosova merr mbështetje të fotë nga Zvicra për zhvillim dhe integrim evropian, Nussbaumer ka një porosi edhe rreth dialogut me Serbinë

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 10:53 më 09.07.2024
Eric Nussbaumer

Konjufca: Serbia duhet të ndëshkohet, ekziston rreziku ta përsërisë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia nuk duhet të mbetet e pandëshkuar sidomos pas agresionit të 24 shtatorit në Banjskë. Sipas tij, ekziston rreziku që shteti serb ta përsërisë një sulm më përmasa edhe më të mëdha nëse nuk ndëshkohet,.

Këto komente i bëri pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ku shtoi se nëse Serbia ende vazhdon ta mbështesë Rusinë në luftën në Ukrainë.  

“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjsk, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë.

Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë”, u shpreh Konjufca, teksa falënderoi presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës për ndihmën ndër vite dhënë Kosovës.

Konjufca: Fakti që Serbia po i shkel parimet, na jep të drejt që të mos hedhim hapin tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia vazhdon t’i shkelë parimet e marrëveshjes dhe duke mos e pranuar Kosovën si shtet. Konjufca ka përmendur edhe pengesat për anëtarësim në BE.

Me këtë rast, Konjufca ka thënë se duke pasur parasysh që Serbia po i shkel këto parime, i jep të drejtë Kosovës që të mos e bëjë hapun tjetër, e që është themelimi i Asociacionit.

 “Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjet konkrete. Parimet e përbejnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë i mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate.

Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes. Atë barazinë sovrane mes shteteve duke mos e pranuar Kosovën fare si shtet dhe e dyta pengimin e Kosovës për anëtarësim në institucionet e BE. Nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiq dërgon letrën për me zhvlerësu marrëveshjen. Ne kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë. Fakti që Serbia po i shkel këto parime kjo na jep të drejt që të mos hedhim hapin tjetër, keni dëgjuar për asociacioni po është pika e shtatë. Asociacioni ka afat”, ka thënë Konjufca në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Nussbaumer thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media së bashku me kryeparlamentarin Konjufca, Nussbaumer, ka thënë se Zvicra mbështet dialogun, teksa shtetin e tij e ka quajtur aleat të fortë për Kosovën.

“Ne kemi pasur një takim të frytshëm, diskutimet tona i kanë theksuar marrëdhënie dinamike dhe të fuqishme. Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunuar edhe në fushën e diplomacisë parlamentare. Unë e kam përshëndetur bashkëpunimin e ekspertizave parlamentare. Zvicra është një mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë, të kosovarëve.

Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje në lidhje me pakicat serbe në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa që të parandalojnë tensionet. Zvicra mbështet dialogun, Kosova ka Zvicrën një aleate të besueshme për zhvillim dhe integrimin evropian”, u shpreh ai.

Nis Konferenca Konjufca - Nussbaumer

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Aktualisht kryetari Konjufca, dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Nussbaumer, po mbajnë konferencë për medie.

Konjufca pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar zviceran

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Takimi po zhvillohet në kabinetin e kryeparlamentarit Konjufca.

Kryetari Konjufca, dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Nussbaumer, pas takimit do të mbajnë konferencë për medie.

Kut, të gjitha mediat janë të ftuara të marrin pjesë. 

​Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës sot në Kosovë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Takimi mes dy krerëve do të nis nga ora 9:00.

Pas takimi, Konjufca bashkë me Nussbaumer do të mbajnë konferencë për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat