Pas publikimit të sondazhit, Haxhiut i reagojnë nga Vetëvendosje, ia kujtojnë këtë deklaratë të tij

Aktuale

Pas publikimit të sondazhit, Haxhiut i reagojnë nga Vetëvendosje, ia kujtojnë këtë deklaratë të tij

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2024 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Analisti Baton Haxhiu në një emision televiziv ka paraqitur një sondazh në të cilin thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie.

Sipas atij sondazhi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo prin me 41.1 për qind.

Pas kësaj, ka reaguar deputeti i Lëvizjes, Mefail Bajqinovci.

Ai i ka kujtuar Haxhiut kohën kur para zgjedhjeve të vitit 2021 thoshte se “për t’i fituar VV 51% duhet të zhduken partitë tjera”.

Reagimi i plotë:

Në T7 qenka Baton Haxhiu duke e prezantuar një sondazh të fundit që e nxjerr LV-në më pak se 50%. Trashëgimia e tij, ia humbi edhe atë pak kredibilitet që mund ta ketë pasur ky sondazh. Ja çka thoshte Batoni para zgjedhjeve të viti 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat