Abazi tallet me Qeverinë Kurti për polisën e sigurimit

Aktuale

Abazi tallet me Qeverinë Kurti për polisën e sigurimit

Më: 30 qershor 2024 Në ora: 12:39
Haki Abazi

Deputeti i pavarur i Kuvendit, Haki Abazi, është tallur me Qeverinë Kurti lidhur me vendimin për pagesën e polisës së sigurimit për mërgimtarët.

Abazi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ajo s’është falas dhe paguhet nga taksat e qytetarëve. Ai ka ngritur një paralele mes qeverisë dhe “SuperGjyshes që i nxerrë paratë nga gjiri”.

“Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm”, deklaroi Abazi, që dikur ishte pjesë e VV’së.

“Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën”.

“Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat