ShSKUK: Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme

Aktuale

ShSKUK: Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve.

Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.

Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat