​Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste

Aktuale

​Kremtimi i betejës së humbur, serbët provokojnë me thirrje e simbole nacionaliste

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 16:38
Joanikije

Serbët kanë kremtuar edhe sivjet betejën e humbur në Gazimestan 635 vjet më parë. Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarëvajtjen e tubimit, në të cilin edhe këtë vit nuk munguan provokimet me bluza e simbole nacionaliste. Kjo nuk përfundoi me kaq pasi pjesëmarrësit bënë thirrje provokuese “Kosova-Serbi”. Policia ka konfiskuar bluzat me simbole provokuese, si dhe ka shoqëruar një person në stacionin policor.

Provokimet nuk kanë përfunduar as gjatë mbajtjes së fjalimeve. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije tha se “Kosova është Jerusalemi serb”.

Joanikije: “Kosova Jerusalemi ynë”

Zoti e bekoftë edhe këtë Vidovdan, urime ......që të merrini në shtëpitë tuaj bekim nga Graçanica dhe nga Gazimestani nga Kosova dhe ju ngrohë dashuria e zotit çdo ditë të jetës suaj. Dhe çdo Vidovdan i radhës qoftë i lumtur dhe akoma më i ndritshëm dhe i bekuar dhe le të mblidhemi sa më shumë dhe ja shohim që na flet Peshkopi Teodosije dhe na gëzon gjithmonë me dëshminë e tij, se si çdo javë dhe festë janë të mbushura me vende të shenjta dhe këtu në Kosova populli vjen nga të gjitha anët, këtë edhe e kemi pritur sepse Kosova edhe pse është... por ka fuqinë e ringjalljes, kjo është tokë e shenjtë është Jerusalemi ynë, është mbretëria jonë edhe qiellore edhe tokësore”, ka thënë ai. 

Në shënimin e Vidovdanit, peshkopi Joanikije foli mbi betejën e humbur të Kosovës në vitin 1389.

Joanikije: Heronjtë vdiqën për shenjtëroret tona

“Kur të thonë e kemi ketë marrëveshje kemi atë marrëveshje, sa nga këto marrëveshje ka pasur, veç marrëveshja më e rëndësishme dhe tapia e cila është e shkruar me gjak është arritur në vitin 1389 dhe e ka nënshkruar Princi i shenjtë Lazar dhe Millosh Obiliqi dhe Jug Bogdani plak dhe 9 vëllezërit Jugoviq dhe Toplica Milan, Ivan Kosanqiq dhe princa tjerë serb, dhe pas tyre atë tapi e kanë nënshkruar dhe shkruar të gjithë heronjtë që vdiqën për atdheun tonë për besimin dhe lirinë dhe për shenjtëroret tona”, tha ai.

Vitin e kaluar kjo festë nuk ishte lejuar të shënohet në Gazimestan, por qytetarët serbë ishin mbledhur te Manastiri në Graçanicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat