Merret vendimi për Aleksandar Vlajiqin, i dyshuar për spiunazh

Aktuale

Merret vendimi për Aleksandar Vlajiqin, i dyshuar për spiunazh

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 15:02
Ish-polici Aleksandër Vlajiq i arrestuar për spiunazh.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Aleksandër Vlajiqit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Spiunazhi dhe Mbajtja në pronësi, kontoroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit, gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri Aleksandër Vlajiq lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat