​Osmani pret në takim ambasadoren holandeze

Aktuale

​Osmani pret në takim ambasadoren holandeze

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:42
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme.

Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës.

Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat